Ja kush janë shtetet me popullsinë më të re dhe më të vjetër në botë
Pëlqej
Nëse marrim shtetet me popullsinë më të re në botë dhe shtetet me moshën më të vjetër, do të vëmë re se ata që e kanë moshën mesatare më të re janë shtete më pak të zhvilluara dhe ata me moshë mesatare më të lartë janë shtete shumë të zhvilluara.

Kosova është shteti që ka popullsinë më të re mesatare në Evropë, por nuk është fare në 10 vendet me moshën mesatare më re, transmeton lajmi.net.

Të gjitha shtetet që e kanë moshën mesatare më te re janë shtete të Afrikës.

Shtetet me moshën mesatare më të re në botë

Nigeria 15.1 vjeç, Uganda 15.5, Mali 16, Malavi 16.3, Zambia 16.7, Sudani Jugor 16.8, Mozambiku 16.9, Burkina Faso 17, Burundi 17, Çadi 17.2.

Shtetet me moshën më të vjetër mesatare në botë

Greqia 43.5 vjeç, Sllovenia 43.5, San Marino 43.6, Ishujt e Virgjër 44.2, Austria 44.3, Italia 44.5, Saint Pierre dhe Miquelon 44.6, Gjermania 46.1, Japonia 46.1, Monako 51.1. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori