Ja kush ishte i dashuri i gruas së ambasadorit grek (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Sipas dëshmive të fundit ambasadori grek në Brazil Kyriakos Amiridis është vrarë nga një polic, i cili dyshohet se kishte lidhje me gruan e diplomatit.

Sipas policisë ishte gruaja e ambasadorit, 40 vjeçarja Francoise Amiridis, komplotoi vrasjen me të dashurin e saj.

Policia ka ndaluar 29 vjeçari Sergio Gomes Moreira Filho së bashku me një kushëririn e tij, Eduado Melo dhe me gruan e ambasadorit.
Melo thuhet se është paguar 25 mijë dollarë për të bërë rolin e rojes.

I dashuri i saj, polici 29-vjeçar Sergio Moreira pranoi krimin. Hetuesit besojnë se që të dy e planifikuan krimin disa ditë më parë. Tre të dyshuarit janë marrë në pyetje dhe do të mbahen në polici edhe per 30 ditet e ardhshme.

Kyriakos Amiridis ishte zhdukur që prej të hënës. Ndërsa trupi i tij u gjet në një makinë të djegur në periferi të Rio de Janeiro të enjten./albeu.com/

Shtuar më 31/12/2016, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori