Ja kush është pasardhësja e David Cameron
David Cameron do t’i paraqesë sot dorëheqjen Mbretëreshës në Buckingham Palace, e më pas do t’i lerë stafetën Ministres së Brendshme, Theresa May, një prej bashkëpunëtoreve me të ngushta gjatë qeverisjes së tij 6 vjeçare.

May do të udhëheqë vendin ishullor në një nga sfidat më të mëdha të dekadave të fundit, shkëputjen nga Bashkimi Europian. Ajo cilësohet si një politikane me karakter të fortë dhe e duhura për të bërë konkret Brexit.

Theresa May do të jetë gruaja e dytë që do të udhëheqë Britaninë e Madhe pas Margaret Thatcher. Sakaq, kryeministri britanik mbajti edhe fjalimin e fundit përpara parlamentit, për të cilët tha se do t’i mungojë veçanërisht ulërima e turmës dhe u shoqërua nga duartrokitja e deputetëve britanikë. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2016, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori