Ja fuqite e reja te botes!
Albeu.com
Newsweek, theksoi se në vend të SHBA, shtetet si Turqia, Rusia, Kina e Brazili po shfaqen si fuqi të vërteta. Revista Newsweek pohoi se në një botë të krijuar në bazë të vlerave perëndimore pas viteve 80-të, standardet ...... ndërkombëtare po fillojnë të rikrijohen me ngritjen dhe zhvillimin e fuqive të reja të vërteta si Turqia, Rusia, Kina, Brazili dhe India. Shtetet si Turqia, Rusia e Kina përmbajnë vlera unike, të veçanta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare po identifikohen me anë të këtyre vlerave.

Duke na kujtuar se në vitet 80-të në botën e formuar në bazë të principeve dhe vlerave perëndimore shtete si Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela quheshin ‘shtete huligane’ dhe duke thënë se përpjekjet e SHBA për t’i sjellë këta shtete në të njëjtin nivel me të tjerat ishin të pasuksesshme, Newsweek shkruan: “Gjëja të cilën Washingtoni akoma nuk e ka kuptuar është kjo, bota e cila përdor terma të tillë si ‘shtete rrugeçër’ ka mbetur prapa. Termi ‘shtete huliganë’ është prodhuar pas vlerave dhe përfitimeve të perëndimit dhe pretendonte ekzistimin e një bashkësie ndërkombëtare që mbante një qëndrim para problemeve të caktuara. Por që në fund të viteve 90-të ky ekuilibër u prish me zhvillimin e fuqive të vërteta si Turqia, Rusia, Kina dhe Brazili të cila mbartnin vlera dhe principe unike. Sot bashkësia ndërkombëtare e cila mbart vlera perëndimore është veçse një ëndërr. Shumë shtete termin ‘shtet huligan ‘ po e përdorin edhe për SHBA.
Duke mbrojtur tezën se këta fuqi të reja të dala kundër ekuilibrit të vjetër ndërkombëtar nuk do të mund të drejtojnë me anë të sëpatës Newsweek, theksoi se kjo botë ka nevojë për ndihmën e Amerikës . Por kur të marrë ndihmën e Amerikës nuk do ta pranojë atë në krye por mbi bazën e ortakërisë.
Në rregullin e ri shtetet të cilat më parë njiheshin si shtete huligane nga Amerika janë të prirura të protestojnë kundër politikës së dhunës. Revista më poshtë shkruan: ‘Më i tmerrshëm është fakti se këta shtete të dobëta huligane po fitojnë mbështetjen e fuqive të reja dita ditës. Turqia, Brazili, Rusia dhe Kina nuk e fshehin më qëndrimin e tyre kundër politikës së ndjekur nga Amerika ndaj shteteve huligane.

Fuqitë e reja sa vjen e po forcojnë statutet e reja të tyre. Gjatë një vizite në Iran, Presidenti i Brazilit Lula theksoi se “ne nuk mund të kërkojmë që të gjithë të mendojnë si ne” dhe mbështeti Ahmedinexhadin. Kryeministri turk Tajip Erdoğan, mendon se programi nuklear i Iranit është paqësor. Natyrisht që për këtë arsye nuk ishin surprizë dhe kritikat e shtypit perëndimor ndaj Lulas dhe Erdoganit. Por si demokratë të deklaruar, Erdoğan dhe Lula nuk mbështesin shtypjen me dhunë të protestuesve dhe programet e fshehta nukleare. Ato kërkojnë të drejtën e fjalës përsa i përket vendosjes se kush janë shtetet huligane dhe sesi duhet vepruar ndaj tyre. (koha)
Shtuar më 01/02/2010, ora 18:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori