Ja çfarë thonë rusët për Luftën e Tretë Botërore
Gati gjysma e rusëve druhen se ndërhyrja e Moskës në konfliktin në Siri mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore.

Moska, aleatja e rëndësishme e presidentit sirian, Bashar al-Assad, është duke kryer sulme me bomba në Siri që nga shtatori i vitit 2015.

48 për qind të rusëve kanë thënë se janë të shqetësuar se tensionet e larta në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit mund të përshkallëzojnë në Luftë të Tretë Botërore, sipas një sondazhi me 1.600 anketues nëpër Rusi, i kryer nga qendra e pavarur për kërkime “Levada”.

Ndërsa, 42 për qind kanë thënë se nuk janë të shqetësuar lidhur me çështjen një fjalë.

Ndërkohë, 10 për qind kanë thënë se kjo pyetje është tepër e vështirë për t’u përgjigjur. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori