Ja çfarë kushti duhet të plotësojnë personat që duan të hynë në SHBA sipas Trump
Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të gjithë personat që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet ta dëshirojnë dhe duan Amerikën.

Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-ve, Trump ka thënë se mbështet fuqishëm NATO-n.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti amrikan nuk e përmendi dekretin e firmosur perj tij që ndalon hyrjen e emigrantëve nga 7 vende që janë me shumicë myslimane.

“Kemi nevojë për programe të forta në mënyrë që njerëzit që na duan dhe e duan vendin tonë të mund të futen në SHBA, kurse ata që dëshirojnë të na shkatërrojnë ne dhe vendin tonë t’i mbajmë larg Amerikës”, ka deklaruar Trump.

Ai është shprehur i bindur se liria, siguria dhe drejtësia do të triumfojnë. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori