Ja droni që mban njerëz (VIDEO)
Helikopterët nuk mundën dot të hyjnë si mjet transporti urban për njerëzimin. Kjo për shkak të kostos së udhëtimit, por krijuesit e Volokopter duan ta ndryshojnë këtë.

Kjo pajisje ka 18 helika që fuqizohen nga nëntë bateri të cilat mund të arrijnë një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, dhe krijuesit kanë realizuar më shumë se 100 fluturime.

Kufizimi që kanë pasur deri tani ka qenë kohëzgjatja e baterive, të cilat mund të mbajnë në fluturim për 20 deri në 30 minuta.

Sipas krijuesve ky mjet përveçse se është më i pastër për mjedisin, ky mjet është më i sigurt se helikopterët pasi helikat funksionojnë më vete dhe nuk bie nëse njëra prishet./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori