Ja cilat janë shtetet që rrezikohen nga fatkeqësitë natyrore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Berlin është prezantuar një studim, ku paraqitetn shtetet të cilat kanë me tepër rrezik të goditen nga fatkeqësitë natyrore.

studim janë përfshirë gjithsej 171 shtete të botës.

Si shtetet më të rrezikuara në botë për të pësuar fatkeqësi natyrore janë Vanuatu, Tonga dhe Filipinet, ndërsa më pak të rrezikuara janë Arabia Saudite, Katari dhe Malta.

"Holanda është veçanërisht e ekspozuar ndaj niveleve të detit në rritje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bregun lindor janë të ekspozuar ndaj uraganeve dhe përmbytjeve, në Kaliforni ekziston rreziku i tërmeteve. Nga rreziku i madh i tërmeteve është e rrezikuar edhe Japonia", shpjegon udhëheqësi i projektit Peter Myke në një intervistë me DW.

Në këtë studim thuhet se nuk kanë rrezik për fatkeqësi natyrore qytetet e Sirisë, për shkak se lufta nuk konsiderohet "fatkeqësi natyrore". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori