Ja çfarë thotë pengmarrësi që vrau katër pengje
Personi që mori peng pengjet dhe vrau disa prej tyre, duke terrorizuar Francën dhe të gjithë botën, Amedy Coulibaly kishte bërë një video, ku thoshte se ai është pro Kalifatit dhe se të gjithë myslimanët duhet të jenë për këtë shtet.

Coulibaly tha se të gjitha ata vepra që bënë në Francë ai së bashku me shokët e tij kishin të bënin me atë se trupa franceze kanë ndërhyrë në shtetet e Lindjes së Mesme, duke terrorizuar popullatën atje.

Një burim i policisë anti-terror të Francës ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se personivideo që flet frëngjisht është Coulibaly.

Ai vrau 4 pengje dhe dyshohet edhe një polic, derisa kërkonte që policia mos ti ndiqte më vëllezërit Koauchi./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori