Ja çfarë thonë shokët e klasës së sulmuesit në Mynih
Shokët e klasës kanë rrëfyer se si vrasësi i Munihut i fiksuar pas lojërave kompjuterike, Ali David Sonboly, e quajti veten ‘Psikopat’ dhe premtoi hakmarrje ndaj atyre që e kishin ngacmuar atë në shkollë.

Sonboly, 18 vjeç, kishte cak të rinjtë kur shkoi në restorantin e McDonald’s në qytetin gjerman të premten, duke vrarë nëntë njerëz, shtatë prej tyre adoleshentë, shkruan Gazeta Express.

Më pas ai sulmoi njerëzit afër Qendrës Tregtare Olympia para se ta qëllonte veten.

Një vajzë 14-vjeçe që jetoi në të njëjtin bllok të banesës me Sonbolyn, ka treguar se si ai iu kishte thënë njëherë shokëve të klasës: “Do t’ju vras të gjithëve”.

Dhe gjatë një sherri pak muaj më parë, Sonboly lavdërohej se dëshironte t’i masakronte njerëzit. Vajza tha për Daily Mail: “Ai nuk ishte i njohur në shkollë, ai kishte vetëm dy ose tre shokë që dilte me ta”.

“Gjatë një debati, ai tha se dëshiron të kryej një masakër. Ai tha: Do t’ju vras të gjithëve”, shtoi ajo.

Vajza tregoi se e pa Sonbolyn në mesditë të premten – disa orë para sulmit. Ajo shtoi: “Ai po qëndronte duke shikuar poshtë. Zakonisht ai më përshëndeste por ai as që më shikoi kur i kalova pranë”.

Ndërkohë, një ish-shok i klasës së tij tregoi se ai ishte ngacmuar në shkollë para sulmit dhe tha se adoleshenti ‘gjithmonë’ kishte premtuar hakmarrje duke i ‘vrarë’ ngacmuesit e tij.

Personi i panjohur, që shkonte në shkollën e njëjtë me vrasësin, tregoi mbrëmë në internet se e njihnin sulmuesin. /Albeu.com/
Shtuar më 23/07/2016, ora 22:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori