Ja biblioteka sekrete e Sirisë
Njerëz vullnetarë, gjatë bombardimeve në periferi të Damaskut, kanë mbledhur mbi 14 mijë libra nga shtëpitë e dëmtuara.

Librat janë mbajtur në një vend sekret mes frikës se kjo "bibliotekë" do të jetë në shënjestër nga forcat qeveritare pro-Asad, ndërsa vizitorët duhet të shmangin predhat dhe plumbat për të arritur në hapësirën e leximit nëntokësor.

Ajo quhet Biblioteka sekrete e Sirisë, por dhe shumë të tjerë e shohin si burim të jetës.

"Në një kuptim biblioteka ma dha përsëri jetën time. Unë do të thosha sikurse trupi që ka nevojë për ushqim, shpirti ka nevojë për libra ", ka thënë Abdulbaset Alahmar, një përdorues i rregullt i kësaj biblioteke për "BBC". /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2016, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori