Ja 10 premtimet e Donald Trumpit që do t'i përmbushte në ditën e parë si President
Donald Trump pritet të ulet sot në karrigen e presidentit të SHBA-ve.

Edhe pse përballja mes rivales demokrate Hilary Clinton ishte e ashpër, ajo që ra në sy gjatë fushatës ishin premtimet e tij.

Revista "Time" sjell një listë me 10 zotimet e Trumpit, veprime që u ka premtuar zgjedhësve amerikane se do t'i realizojë që në ditën e parë që do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Në mesin e këtyre premtimeve është edhe ai për dëbimin e më shumë 2 milionë emigrantëve të paligjshëm.


Më poshtë 10 premtimet e Trump:

1-Caktimi i një amendamenti kushtetues mbi kufizimin e numrit të mandateve të kongresmenëve.

2– Ndalimi i punësimeve të reja në qeverinë federale për të reduktuar buxhetin. Ushtria, siguria publike dhe shëndeti publik janë të përjashtuara nga ky projekt.

3– Pamundësimi i kryerjes së aktiviteteve lobuese për zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për pesë vite pasi lëne qeverinë.

4– Shpall planet për të rinegociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën ose tërheqje nga marrëveshja.

5– Tërheqja zyrtare e Amerikës nga Partneriteti TransPaqësor.

6– Heqja e kufizimeve për gërmimin e qymyrit në miniera dhe për shpimet për naftë dhe gaz natyral.

7– Heqja e barrikadave të epokës Obama ndaj projekteve energjetike, të tillë si naftësjellësi Keystone XL.

8– Anulimi i pagesave amerikane për programe mbi ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i këtyre fondeve për krijimin e infrastrukturës së ujit dhe asaj ambientaliste në SHBA.

9- Ndalimi i të gjithë financimeve federale për shtetet amerikane ku zyrtarët lokalë nuk arrestojnë apo shoqërojnë imigrantët që jetojnë ilegalisht në vend.

10– Ndalimi i emigracionit nga vendet që janë të lidhura me terrorizmin dhe ku verifikimi është i vështirë. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori