E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Izraelitët kundër sulmeve ndaj Iranit
Dhjetëra izraelitë protestuan në orët e vona të së dielës me kërkesën drejtuar qeverisë për të mos e sulmuar Iranin.
Të mbledhur në bllokun e banesave në të cilin jeton ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, protestuesit bartnin pankarta me slogane që dënonin një sulm eventual nga Izraeli, ndërsa i bënin thirrje kryeministrit, Benjamin Netanjahu, që më parë të japë dorëheqjen se sa të vë në rrezik jetën e qytetarëve të Izraelit.

Protesta vjen pas rishfaqjes së spekulimeve se Izraeli mund ta sulmojë Iranin në përpjekje për ta penguar zhvillimin e programit bërthamor të këtij vendi. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2012, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori