Izraeli vret 7 palestinezë
Albeu.com
Izraeli ka vrarë shtatë palestinezë, shumica syresh militantë, në një sulm ajror në Rripin e Gazës, disa orë pasi kryeministri Ariel Sharon kishte urdhëruar një ofensivë të gjerë në përgjigje të sulmeve vetëvrasëse palestineze me bombë, kanë bërë të ditur sot zyrtarët, njofton Rojter.Një predhë kishte qëlluar një makinë, me të cilën udhëtonte komandanti i Xhihadit Islamik, Shadi Mana dhe tre shokë të tij në kampin e refugjatëve Xhabalia, kanë thënë dëshmitarët. Në këtë sulm janë vrarë edhe tre këmbësorë. Ky ishte sulmi më i përgjakshëm që nga marsi 2004, kur predhat izraelite vranë sheikun Ahmed Jasin, themelues i grupit Hamas, të ngjashëm me i Xhihadin Islamik dhe shtatë militantë të tjerë në Gaza.
Shtuar më 28/10/2005, ora 14:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori