“Jam i trishtuar për Maguire”, Chiellini: Ai duhet të jetë më i mirë në botë në çdo ndeshje për shkak se paguan 80 milion funte për të

Harry Maguire nuk është duke kaluar një moment të mirë me Manchester United, edhe pse vazhdon të jetë kapiteni e skuadrës.

Këtë sezon dyshja Varane – Martinez kanë arritur të bëjnë mirë dhe të jetë ata dyshja e titullarëve në qendër të mbrojtjes.

Ajo që shqetëson më shumë është sjellja e tifozëve ndaj tij, të cilët nuk e duan në fushë pasi sipas tyre nuk justifikon paratë e shpenzuara për të.

Në lidhje me situatën e anglezit ka reaguar edhe veterani  Chiellini, i cili është shprehur se i vjen keq për të dhe se nuk është faji i tij se pse United shpenzoi aq shumë për të, ndërkohë që ai është një lojtar shumë i mirë sipas italianit.

“Jam i trishtuar për situatën e Maguire sepse ai është një lojtar i mirë. Ata kërkojnë shumë prej tij. Vetëm për shkak se kanë paguar 80 milionë funte për të, ai duhet të jetë më i miri në botë çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet në shumë aspekte që nuk mund t’i kontrolloni. Nuk është faji juaj. Nëse doni të fitoni Kupën e Botës është e pamundur ta bëni këtë me disa probleme në lojtarët kryesorë, dhe me siguri Maguire është një nga lojtarët kryesorë në ekip,” u shpreh Chiellini./albeu.com