Izraeli sulmon humanitaret dhe vret 19 aktiviste, Turqia: Do ta paguani kete! (VIDEO)
Albeu.com
Rreth 19 persona janë vrarë kur komandot izraelite sulmuan një konvoj të anijeve që po barte ndihma humanitare për Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite. Turqia kundërpërgjigjet: Do ta paguani këtë. Sulmi u dënua ashpër edhe nga Spanja. Ja pamjet e operacionit ...Forca të armatosura hipën në anije gjatë natës, duke u përleshur me disa nga 600 pasagjerët e anijeve. Incident ka ndodhur në ujërat ndërkombëtare.

Anijet po bartnin 10 000 ton ndihmë humanitare në përpjekje për t’i thënë fund bllokadës izraelite, transmeton BBC.

Izraeli njoftoi se kur ushtarët hipën në anije u sulmuan nga aktivistët me thika, njëri prej të cilëve rrëmbeu armën e një ushtari.

Ministri i qeverisë izraelite, Binyamin Ben-Eliezer, shprehu “hidhërimin e tij për të gjitha vdekjet”.

Shumica e personave në anije ishin turq.

Turqia njoftoi “se e dënon fuqishëm këto praktika johumane të Izraelit. Veprimi i Izraelit është jo njerëzorë dhe është shkelje e konventave ndëkombëtare. Izraeli do të paguaj këtë veprim”.

Në Turqi, dhjetëra protestues kanë bllokuar konsullatën e Izraelit në Stamboll, ndërsa ambasadori izraelit është thirrur në Ministrinë e Jashtme turke.


Ndërkohë Spanja në cilësinë e kryesuesit të Be-së ka dënuar ashpër aksionin e Izraelit duke thgeksuar se kanë thirrur për sqarime në Ministrinë e Jashtme spanjolle ambasadorin izraelit në këtë vend.


Ja pamjet:




Shtuar më 31/05/2010, ora 11:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori