Izraeli, sulme të ashpra ndaj Gazës
Forcat izraelite ndërmorën këtë fundjavë operacionin më të gjerë kundër objektivave të Hamasit që prej konfliktit të vitit 2014.

Ushtria izraelite tha se kreu disa sulme në Rripin e Gazës, pas përleshjeve me palestinezët në kufi. Mbi 40 objektiva të Hamasit u goditën, por nuk mungoi as kundërpërgjigjja me raketa nga krahu i armatosur i organizatës islamike.

Konflikti nisi të premten për shkak të hedhjes së disa balonave me bomba molotov nga palestinezët në kufirin me Izraelin, në shenjë proteste kundër planit izraelit për të shkatërruar një fshat në Bregun Perëndimor. Autoritetet palestineze të shëndetësisë thonë se si pasojë e sulmeve janë vrarë dy civilë e janë plagosur dhjetra të tjerë.
Shtuar më 14/07/2018, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori