Izraeli sulm raketor ndaj Damaskut
Raketat izraelite kanë goditur një qendër kërkimore ushtarake në periferi të Damaskut. Zyrtarët izraelitë u shprehën për mediat e huaja se forcat ajrore kishin ndërmarrë një sulm në Siri, duke vënë në shenjestër një dërgesë me raketa të avancuara me destinacion grupin Hezbollah në Liban.

Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të lejojnë transferimin e armëve të sofistikuara nga Siria tek grupet terroriste. Goditja ajrore u ndërmor të premten, disa orë pas një takimi urgjent të Kabinetit të Sigurisë në Izrael. Sipas mediave siriane, avionët izraelitë mund të kenë sulmuar objekte siriane nga hapësira ajrore libaneze, njofton Balkanweb.

Ministri i Jashtëm i Libanit reagoi me revoltim, duke paralajmëruar se sulmi po acaron më tej tensionet e ngritura në rajon. Ky ishte sulmi i dytë izraelit në Siri gjatë këtij viti. Në janar, forcat ajrore izraelitë vunë në shenjestër sisteme anti-ajrore të prodhimit rus që po i dërgoheshin Hezbollahut. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori