Zbaton rregullat e qeverisë, Sara Hoxhga shëtitje me djalin në ditën e nënave me femijë (FOTO LAJM)

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë në tetor të vitit që lamë pas. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e quajtën Roman.

Sara nuk është shumë aktive në rrjete sociale prandaj rrallëherë ndan momente pranë të voglit, siç ka bërë së fundmi. Sipas rregullave të vendosura nga qeveria, nga ora 10:30 deri në 17:30 të gjithë prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç mund të dalin. Kështu ka bërë dhe trashëgimtarja e “Top Channel-it”.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Romanit në karrocë, duke treguar se ka dalë për të shijuar shëtitjet në kryeqytet këtë të Shtunë. Kujtojmë se djali i parë i Sarës dhe Ledionit quhet London. Ai është vetëm 3-vjeç.


Shtuar 9.05.2020 11:48