Izraeli rinis sulmet me predha mbi Gazan (FOTO LAJM)

Pëlqej
Izraeli ka rinisur sulmet mbi Gazan ditën e sotme.

Si pasojë e sulmeve, sot janë vrarë 3 palestinezë, mes të cilëve edhe një djalë i ri.

Mediat izraelite kanë raportuar se sulmet janë ndërmarrë në qarqe të caktuara, ku "besohet se veprojnë militantë të Hamasit".

Që prej armëpushimit të fundit mes Izraelit dhe Palestinës, nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë 14 palestinezë.

Po gjatë kësaj periudhe, militantët palestinezë kanë lëshuar mbi 100 raketa mbi qiellin e Izraelit. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori