“Dyshoj se ka ardhur për shkak të detyrës time”, zbardhet dëshmia e oficerit të krimeve në Shkodër pasi i vunë tritol në banesë

Një shpërthim i fortë me tritol ka tronditur në orët e para të mëngjesit familjen e oficerit të krimeve në Shkodër Pëllumb Vukaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesin në banesën e efektivit, kur ai bashkë me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët ishin në gjumë.

Fatmirësisht nga shpërthimi i fortë që u ndje në të gjithë fshatin Hot i Ri nuk ka pasur lëndime, ndërsa banesa dhe makina e efektive kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pas kësaj ngjarjeje efektivi i policisë ka deklaruar se vendosja e tritolit  mund të të jetë për shkak të detyrës, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë konflikt.

Nuk e di se kush mund të jenë autorët sepse nuk kam pasur konlikte ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo që dyshoj është se mund të ketë ardhur për shkak të detyrës time”, ka thënë Vukaj.

Autori ka ardhur përmes një gardhi në anë të shpëpisë ku jeton Vukaj dhe pasi ka kapërcyer një rrjetë teli ka hyrë përmes një tokë që të çon tek shtëpia e oficerit dhe më pas kaluar rrethimin duke vendosur sasinë e tritolit./albeu.com

Pellumb Vukaj
Pellumb Vukaj