E shpikin izraelitët, tmerri i raketave dhe helikopterëve rus (VIDEO)
Kompania “Israel Aerospace Industries” ka prezantuar modelin e tij të dronit-kamikaz “Mini Harpy”, i cili është i paraparë për luftë kundër teknikës armiqësore.

Në videon promovuese droni e shkatërron radarin mobil, të cilin e përdorin sistemet kundërajrore S-300 e S-400.

Mini Harpy” bashkë me armatimin është i rëndë 45 kilogramë, ndërsa koka e raketës të cilën e bart është e rëndë tetë kilogramë. Ajo mund të fluturojë deri dy orë dhe të mbajë lidhjen me operatorin në distancë deri 100 kilometra, shkruan Sputnjik.

Kompania izraelite ka reklamuar edhe sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore MRSAM me një video, në të cilën shihet se si me veprime komplekse shkatërrohen dy helikopterë rusë Ka-50.


Shtuar më 22/02/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori