Izraeli planifikon vendbanime të reja ilegale në Bregun Perëndimor
Autoritetet izraelite kanë planifikuar ndërtimin e tre vendbanimeve të reja kolone hebreje në rajonin e Luginës Jordaneze (Al Ghor) të Bregut të okupuar Perëndimor, transmeton Albeu.com.

Në një artikull të gazetës izraelite Haaretz bëhet e ditur se qeveria e Izraelit, në krye me kryeministrin Benjamin Netanyahu, do të ndërtojnë tre vendbanime të reja hebreje në Luginën Jordaneze të Bregut të okupuar Perëndimor, të cilat do të strehojnë dhjetë mijë hebrenj.

Më tej thuhet se planifikohet zgjerimi i lagjeve ekzistuese duke ndërtuar 14 lagje të reja.

Gjithashtu, njoftohet se në Luginën Jordaneze tanimë ekzistojnë 20 vendbanime kolone hebreje në të cilat banojnë 4.500 hebrenj dhe se qeveria dëshiron të rrisë këtë numër.

Qeveria izraelite nën udhëheqjen e Netanyahut kohëve të fundit ka përshpejtuar proceset ndërtimore të vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Sipas marrëveshjes, deri në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare, nuk do hidheshin hapa për ndryshimin e realitetit në terren. Megjithatë, Izraeli, duke e shkelur Marrëveshjen e Oslos, vazhdoi të vendosë kolonë hebrenj dhe të ndërtojë stacione ushtarake.

Sipas ligjeve ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebreje janë ilegale. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori