Izraeli përgatitet për operacion tokësor në Gaza
Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza. Rreth 85 raketa kanë shpërthyer sot në mëngjes në Gaza brenda 45 minutave ndërsa raportohen edhe dy të vdekur të tjerë. Ushtria izrealite ka bërë të ditur se kishte marrë si shënjestër baza tokësore të përdorura nga militantët palestinezë, duke hedhur raketa drejt tyre.


Sipas mediave ndërkombëtare Izraeli është duke u përgatitur për një operacion tokësor. 16 mijë nga 30 mijë rezervistë janë thirrur për të marrë pjesë në konfliktin më të fundit me Rripin e Gazës. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori