Izraeli nuk ndalet, vret tre komandantë të Hamasit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Tre komandantë të lartë ushtarakë të Hamasit kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në Gaza.BBC raporton se Mohammed Abu Shamala, Mohammed Barhoum dhe Raed al- Attar vdiqën gjatë një sulmi në qytetin jugor të Rafah.

Ata ishin mes gjashtë personave të vrarë. Sulmi vjen një ditë pasi shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif i mbijetoi një sulmi, që la të vdekur gruan dhe djalin e tij.

Shtuar më 21/08/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori