Izraeli legalizon vendbanime të reja në Palestinë
Benjamin Netanyahu
Izraeli ka legalizuar tre koloni të ndodhura në thellësinë e territorit të Bregut Perëndimor, në Palestinë. Lajmi është njoftuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë formale gjatë së martës.

Në të lexohej se këshilli i ministrave kishte vendosur që të formalizonte statusin e Bruhin e Rehelim në veri dhe Sansanës, pranë Hebronit, në jug të vendit. Kryeministri garantoi se “Izraeli nuk po ndërmerr një fushatë të re krijimesh vendbanimesh të reja dhe se legalizimi i këtyre territoreve nuk përbën asnjë lloj nisme për të zgjeruar territorin”. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2012, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori