Izraeli kunder bisedimeve me Sirine
Albeu.com
Izraeli, nën drejtimin e kryeministrit të djathtë Benjamin Netanjahu, nuk do të rifillojë bisedimet e paqes me Sirinë me ndërmjetësimin e Turqisë, duke këmbëngulur që çdo negociatë e re duhet të jetë e drejtpërdrejtë, deklaroi sot një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite.
"Kemi shumë respekt dhe mirënjohje për përpjekjet e Turqisë. Por ato nuk patën sukses dhe jo për shkak të turqve", deklaroi gjatë një interviste për agjencinë Reuters, Danny Ayalon, zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit. "Ndodhi për shkak të papajtueshmërisë së Sirisë", shtoi ai duke shpjeguar se nuk do të vazhdohet më me ndërmjetësimin e Ankarasë.
Shtuar më 12/08/2009, ora 22:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori