Izraeli kujton viktimat e Holokaustit
Tinguj e sirenave u dëgjuan përgjatë tërë vendit në Izrael në kujtim të 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit nazist. Dita Përkujtimore e Holokaustit, që shënohet çdo vit, është një nga datat kryesore në kalendarin shtetëror të Izraelit.

Kryeministri Benjamin Natanjahu në një fjalim të mbajtur tërhoqi vërejtjen se kushdo që minimizon kërcënimin nga programi bërthamor i Iranit, “nuk i ka mësuar leksionet e Holokaustit. "Do të vazhdoj të them të vërtetën për botën, por në radhë të parë për popullin tim, i cili është mjaftueshëm i fortë për ta dëgjuar atë", tha Netanjahu. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2012, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori