Izraeli: Irani synon të minojë Arabinë Saudite
"Qëllimi kryesor i Iranit është që të minojë Arabinë Saudite në Lindje të Mesme", ka thënë ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman.

"Irani synon që ta minojë stabilitetin në çdo vend të Lindjes së Mesme, destinacioni i tyre i fundit është Arabia Saudite," ka thënë Lieberman para një delegacioni gjatë një Konference për Sigurinë të mbajtur në Munih.

"Ndarja e vërtetë nuk janë hebrenjtë dhe myslimanët, por janë njerëzit e matur kundër njerëzve radikalë," ka shtuar ai, duke thënë se po pret të dëgjojë komentet e ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori