Sherr mes aktorëve? Linda Jarani zbulon pse nuk është më pjesë e kastit (VIDEO)

Një nga rolet më të spikatur të Linda Jaranit ka qenë në shfaqjen “Boeing-Boeing”. E ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, aktorja deklaroi për herë të parë se nuk është më pjesë e kastit, duke lënë të nënkuptohen mosmarrëveshjet që mund të kenë ndodhur mes aktorëve.

“Në përgjithësi mendoj që kam pak fat, sepse e fillova me “O sa mire”, që u bë shumë i famshëm.Fillova me shfaqje teatrore që mua më ndihmuan shumë profesionalisht. Pastaj vazhdoj me “Boeing” që është një shfaqje shumë e suksesshme dhe po arrin rekorde. Per arsye te ndryshme nuk dua t’i diskutoj, janë muhabete mes grupit dhe nuk dua ta diskutoj këtë gjë. Nuk jam më pjesë e “Boeing”, por jam shumë e lumtur që ka shumë ndikim tek publiku dhe po i kënaq ato. Ka përfunduar dhe jam shumë e lumtur, ndihem shumë mirë tani. Kemi bërë 96 shfaqje deri më tani”, është shprehur Linda.


Shtuar 4.02.2020 11:22