Izraeli bombardon bazat iraniane, frikë për luftë totale në Lindjen e Mesme
Izraeli ka vazhduar me kryerjen e sulmeve ajrore në Siri si pjesë e një fushate kundër pranisë së Iranit në këtë vend. Damasku ka përjetuar një orë të shpërthimeve të fuqishme në natën e dytë rresht të sulmeve ajrore që kanë shkaktuar 11 viktima.
Një vëzhgues i pasojave të luftës ka deklaruar se 11 persona kanë humbur jetën nga këto sulme, ndërsa Rusia ka deklaruar se janë vrarë katër ushtarë sirianë. Rreziku për konfrontim të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit ka qenë i pranishëm tashmë për një kohë të gjatë në Siri, ku ushtria iraniane ka qenë e pranishme për ta ndihmuar Bashar al-Assadin në luftën kundër rebelëve sunitë që po përpiqen ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Izraeli e vlerëson Iranin si armikun më të rrezikshëm dhe vazhdimisht i ka sulmuar caqet iranianeSiri dhe grupeve tjera aleate të Iranit, përfshirë grupin “Hezbollah”, por nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Izraeli e ka akuzuar Iranin për një sulm me raketë gjatë ditës së djeshme, pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Në anën tjetër, komandanti i forcave ajrore të Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka deklaruar se Irani është plotësisht i gatshëm dhe mezi pret që ta luftojë regjimin zionist dhe ta zhdukë nga faqja e dheut. Asadi ka thënë se forcat iraniane janë të mirëseardhura për të qëndruar në Siri pas disa fitoreve të arritura, ndonëse dy rajone të mëdha ende ndodhen nën kontrollin e forcave tjera, shkruan “The Guardian".
Shtuar më 21/01/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori