Izraeli bëhet gati për luftë me Iranin: Dalin planet e sulmit me avionë (FOTO LAJM)

Një fjalim i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dy ditë më parë në një bazë ushtarake të vendit ishte paralajmërimi më i fortë për një luftë të re në Lindjen e Mesme.

Sipas kryeministrit izraelit, Irani kishte gënjyer me ndalimin e programit të tij bërthamor duke e zhvilluar atë fshehurazi ndërkohë që kishte nënshkruar marrëveshjen për t'a ndaluar, raporton Albeu.com.

Deklarata u cilësua si e gënjeshtërt nga qeveria e Iranit, ndërsa në media kanë dalë planet e një sulmi të mundshëm izralit mbi Iran.

Ato janë nxjerrë nga vetë Irani, i cili thotë se këto plane kanë ekzistuar që në vitin 2012dhe se qëllimi i izraelitëve është pikërisht që të sulmojnë Iranin dhe jo programi bërthamor.

Gjatë viteve të fundit ka një rritje të prezencës së Iranit në Siri përmes ushtarëve të rregullt, paramilitarëve si edhe grupimeve të tjera të armatosura siç është për shembull Hezbullahu libanez.

Tashmë, sipas izralitëve, Irani është në kufinjtë e Izralit dhe kjo kërkon përgjigje. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori