Izrael, sulmohet roja i ambasadës amerikane
Policia izraelite ka prangosur të martën një person i cili ka plagosur me thikë një roje të ambasadës amerikane në Tel Aviv. Sipas autoriteteve ngjarja ndodhi në hyrjen kryesore të ndërtesës dhe pas sulmit, rojet që ndodheshin aty pranë qëlluan në ajër.


Sipas dëshmitarëve burri rreth të 40-ve u përlesh me 6-7 roje sigurie, përpara se të prangosej ndërsa pas këtij akti autoritetet kanë nisur hetimet.
Shtuar më 20/11/2012, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori