Në skuadrën nga Ballkani kërkohet që tifozët të lejohen në stadiume

Vendimi i autoriteteve bullgare për të lejuar rifillimin e edicionit në futboll, por pa praninë e shikuesve në stadiume, po kritikohet nga klubet dhe tifozët në vendin ballkanik.

Stinori në ligën elite ishte pezulluar në mars kurse do të vazhdojë më 5 qershor në një format të shkurtuar. Skuadrat tashmë janë kthyer në stërvitje.

Por shumë trajnerë dhe lojtarë së bashku me tifozët kanë kritikuar qeverinë që ka lejuar rihapjen e kinemave dhe mbajtjen e koncerteve me shikues, duke respektuar distancën, ndërkohë që tifozët i mbanë larg stadiumeve.

“Ndeshjet e tilla janë parodi”, ka thënë Cristiano Giaretta, drejtor sportiv i CSKA Moskës. “Ndeshjet duken si miqësore pa tifozë, nuk ka intensitet. Ky nuk është futboll. Futbolli përfshinë stadiumet e mbushura”, ka thënë italiani.

Disa kanë drojë se paraqitja e lojtarëve do të jetë më e zbehtë në mungesë të shikuesve dhe atmosferës së zakonshme në stadiume.

“Në Bullgari ndeshjet me shikues nuk ishin shumë atraktive. Ju vetëm mund të imagjinoni si do të duken pa tifozë”, ka thënë trajneri i Botev Plovdiv, Ferario Spasov. “Do të jetë vetëm për hir të paraqitjes”.

Të shtunën Bundesliga është bërë liga e parë e madhe evropiane e futbollit që ka vazhduar pas paraqitjes së koronavirusit. Ndeshjet në Gjermani janë luajtur pa shikues.

“Është e dhimbshme të shohësh ulëset e zbrazta”, ka thënë portieri i Etarit, Hirsto Ivanov.

“Është shumë e padrejtë që të lejohen njerëzit të shkojnë në kinema dhe koncerte, të lejohet hapja e qendrave tregtare dhe mos të lejohen tifozët në stadiume. Ne të gjithë jemi më shumë të lodhur mentalisht se fizikisht. Jemi të uritur për ndeshje, por para tifozëve”.

Deri të martën Bullgaria ka raportuar 2259 raste me koronavirus. Numri i të vdekurve në këtë vend është 112.


Shtuar 19.05.2020 17:53