Izrael-Hamas, marrëveshje për armëpushim afatgjatë
Pëlqej
Izraeli dhe Hamas-i arrijnë një marrëveshje për një armëpushim afatgjatë. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë palestinezë. Negociatori i Hamasit, Moussa Abu Marzouk tha se ky armëpushim do të shpallet së shpejti dhe do t'u japë fund 7 javëve luftime që kanë shkaktuar deri në 2200 të vdekur.

Palestinezët thanë se Izraeli kishte rënë dakord për të lehtësuar bllokadën në Gaza, për të lejuar furnizimin me ndihma dhe materiale ndërtimi.
Shtuar më 26/08/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori