Pacienti italian përlotet, falenderon infermierët shqiptarë (VIDEO)

Një pacient nga Breshia në Itali, i prekur nga Covid-19 është përlotur teksa ka falenderuar dy inferemierët shqiptarë, të cilët i kanë shërbyer në spital.

Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shihet që pacienti nuk mban dot lotët.

“Kam lindur në Breshia. Dua të falenderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falenderoj”, thotë pacienti, ndërkohë që dy infermierët i urojnë shërim të shpejtë

“Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve”, shkruan ministrja krahas videos.


Shtuar 12.04.2020 18:25