Ivanka Trump zë vendin e babait në takimin e G20 (FOTO LAJM)

Ivanka Trump ka bërë një veprim jo të zakonshëm duke zënë vendin e babait të saj Donald Trump, në samitin e liderëve botëror ditën e shtunë.

Presidenti amerikan, ishte larguar për pak kohë për t’u takuar me liderin nga Indonezia gjatë takimit të G20-ës.

Ivanka Trump është vajza e preferuar dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit Trump. Në mungesë të liderit prezenca e tij zakonisht mbulohet nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

Sipas BBC-së, deri më tani nuk ka pasur ndonjë precedent të tillë, ndërsa kjo gjë është kritikuar mjaft nëpër mediat sociale. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori