Ivanka Trump, vajza që di gjithmonë të vjedhë vëmendjen (FOTO LAJM)

Ivanka Trump, vajza e parë e presidentit të SHBA-ve ka festuar dhe mirëpritur me shumë emocion inaugurimin e babait të saj Donald Trump, ceremoni kjo e cila u mbajt vetëm një ditë më parë në Uashington.

35 vjeçarja u pa e buzëqeshur nën shoqërinë e bashkëshortit të saj Jared Kushner dhe dy fëmijëve të saj të mëdhenj Arabella dhe Jozef të cilët ishin të ulur në një limuzinë luksoze.

Ivanka ka arritur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të njëjtën gjë bëri në mbrëmjen gala të mbajtur të premten. Ajo u paraqit me një fustan që mediat e cilësuan si “princeshash” dhe i la të gjithë pa fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori