Ivanka Trump i ka vënë syrin postit të të atit, detaji që e nxjerr "zbuluar" (FOTO LAJM)

Vajza e presidentit të SHBA, Ivanka Trump 37 vjeçe duket se e ka marrë seriozisht rrugën për në Shtëpinë e Bardhë. Që nga dita kur Donald Trump mori detyrën, Ivanka u bë këshilltarja më e ngushtë e të atit. Kohët e fundit janë shtuar zërat që flasin për ambicien presidenciale të Ivanka Trump teksa burime bëjnë me dije se ajo është duke marrë trajnime private për të përmirësuar të folurën në publik.

James Bryce ekspert i artikulimit në publik tha: “Duke parë fjalimet e saj të mëparshme në krahasim me ato më të fundit, ka mundësi që ajo të ketë bërë disa trajnime profesionale për të rritur vetëbesimin në publik.

“Në fjalimin e saj për vitin 2019, ajo i ndan idetë në mënyrë më efikase; duke u mbështetur në disa fjalë kyçe për të shpjeguar kuptimin e gjërave, në krahasim me fjalitë e gjata dhe të folurën me shpejtësi në fillimet e punës në Shtëpinë e Bardhë”, tha eksperti.

Këto ndryshime tregojnë se ajo mund ta ketë marrë seriozisht rolin dhe potencialisht është duke u përgatitur për të kandiduar për President vetë një ditë.
Shtuar më 14/10/2019, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori