Ivanka Trump i mahnit të gjithë në Lojërat Olimpike (FOTO LAJM)

Ivanka Trump udhëtoi të premten në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në ditët e fundit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Vajza e Presidentit shërbeu si udhëheqëse nderi e delegacionit amerikan për ceremoninë e mbylljes të dielën, përcjell albeu.com

Ivanka tashmë ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh dhe ka zhvilluar një takim me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

Donald Trump vlerësoi prezencën e vajzës së tij në Pyeongchang duke u shprehur se Amerika nuk mund të kishte përfaqësues më të mirë.
 
"Vajza ime, Ivanka, sapo mbërriti në Korenë e Jugut. Nuk mund të kemi një person më të mirë apo më të zgjuar, që përfaqëson vendin tonë", u shpreh Donald Trump në Tëitter.

Ivanka postoi disa foto nga momenti i pjesëmarrjes në mbylljen e ceremonisë ndërsa ishte pranë personazheve të njohura në Seul. Ajo është kthyer një ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale pasi babai i saj mori drejtimin e SHBA-ve. /albeu.com/


Shtuar më 25/02/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori