Iu kap valixhja me kokainë, modelja greke rrezikon burg të përjetshëm
Ka nisur në Hong Kong gjyqi ndaj modeles greke Irini Melissaropoulou, të cilës autoritetet kineze i kapën 2.6 kg kokainë në aeroport.

Ajo po udhëtonte nga Etiopia për në Athinë me tranzit Hong Kongun, kur autoritetet kineze i kapën drogën në valixhe.

Gjatë seancës së djeshme prokurori i çështjes tha se ajo e dinte që kishte drogë në valixhe dhe këtë e kishte zbuluar nga tensioni i shfaqur i modelës gjatë kontrollit si edhe mesazhet në rrjetet sociale.

Në dëshminë e saj në polici, modelja shpjegoi më parë se para se avioni të nisej ajo kishte blerë disa gjëra në një dyqan dhe më pas i kishte futur në çantën e shpinës. Ajo mohoi që kokaina ti përkiste asaj.

"Disa persona më hodhën në qese atë çfarë gjetën autoritetet. Nuk e mbaj mend kur dhe si ka ndodhur. Ajo çfarë mund t’ju them është të më ndihmoni. Ju lutem më ndihmoni, u thoni prindërve të mi që unë jam e pafajshme", - i tha 21-vjeçarja konsullit grek në Kinë.

Sipas mediave greke, policia helene beson se droga do të trafikohej për në Athinë. Tashmë modelja rrezikon burgim të përjetshëm për trafik droge. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori