Italia vazhdon me lëkundjet sizmike, sërish frikë nga tërmetet
Mediet italiane kanë raportuar se lëkundje të forta të tokës janë ndjerë në Italinë qëndrore.

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy tërmete, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo të lënduar. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2016, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori