Italia shtyn ligjin që u jep fëmijëve të emigrantëve shtetësinë
Pëlqej
Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, ka thënë se nuk janë krijuar ende kushtet për të nxitur një projekt-ligj që u jep shtetësinë fëmijëve të emigrantëve.

Partitë e krahut të djathtë përshëndetën këtë veprim të kryeministrit, por grupet e emigrantëve thanë se ishin shumë të zhgënjyer.
Gentiloni tha se ai e ka shtyrë miratimin e këtij ligji deri në vjeshtë.

Ai veçoi problemet me afatet për kalendarin e Senatit, por problemi i tij kryesor ka qenë sigurimi i mbështetjes politike kur kriza e emigrantëve është një çështje kaq e nxehtë në Itali.

Më shumë se 88,000 migrantë kanë kaluar nëpër Mesdhe në Itali deri më tani këtë vit, dhe më shumë se një e katërta e tyre kanë shkuar vetëm në qershor. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori