Italia mbështet Beogradin në çështjen e Kosovës
Albeu.com
Kryeministri italian Romano Prodi i ka shprehur presidentit serb Boris Tadiç, mbështetjen e qeverisë dhe vendit të tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjatë takimit midis dy liderve, Prodi u shpreh pro zghidhjes që do të propozon Beoradi.“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë në zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës”, theksoi Prodi.
Numri një i Serbisë ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare ku është takua me homologun e tij Xhorxho Napoletano, kryeministrin Prodi dhe Ministrin e Jashtëm Italian Masimo D’alema. Nërkohë që sot do të takohet me ministrian italian te mbrojtjes, Arturo Parisi, preisidentin e Ferrarit dhe Konfindustrise italiane, Luka Di Montezemolo si dhe biznesmene te tjere italiane.
Shtuar më 11/10/2006, ora 16:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori