Italia do të shpallë gjendje emergjente pas përmbytjeve në Venecia
Italia ka vendosur të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme në Venecia pasi qyteti italian u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën historike dhe la pa energji elektrike disa shëpi.

Më shumë se 80% e qytetit, një vend i trashëgimisë botërore në Unesco, ishte nën ujë kur baticat ishin në vlerat më të larta.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si “një goditje në zemrën e vendit tonë”.

Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe resurse.

“Më dhemb të shoh qytetin kaq të dëmtuar, trashëgiminë e tij artistike të komprometuar, aktivitetet e tij tregtare në gjunjë”, tha Conte, i cili vizitoi rajonin vonë të mërkurën.

Ai tha se qeveria do të përshpejtojë ndërtimin e mbrojtjeve strukturore për qytetin, duke iu referuar të ashtuquajturit projekti Mose – një sistem pengesash hidraulike për të mbyllur lagunën në rast të rritjes së niveleve të detit dhe stuhive të dimrit.

Kryeministri pritet të njoftojë masat e urgjencës më vonë të enjten.
Shtuar më 14/11/2019, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori