Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza nënshkroi urdhërin që vendos Lombardinë në
zonën e
kuqe. Efektet e urdhërit do të jenë
efektive nga nesër deri më 31
janar.
“Nuk kam diskutuar me ndonjë president
rajonal dhe nuk do ta bëj edhe tani, pasi të nënshkruaj një urdhëresë ka gjithmonë tensione për disa ditë, atëherë numrat përmirësohen, kurba ulet dhe numri i njerëzve që humbasin jetën bie. Epidemia është ende në një fazë zgjerimi. Masat janë mjeti i vetëm që kemi për të ndërtuar një përgjigje
efektive. Lombardia ka qenë tashmë një zonë e
kuqe, si rajonet e tjera italiane”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Guvernatori i Friuli Venezia Giulia, Massimiliano Fedriga, nënshkroi një urdhëresë që lë në fuqi mësimin online në territorin
rajonal. Urdhëresa e re hyn në fuqi nga 18 deri më 31
janar.
Kështu, rajoni në
zonën “e
kuqe” është; Lombardia (deri ne 31
janar), Siçilia dhe Bolzano, ndërkohë që 9 të tjera në atë “portokalli”: Abruzzo, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Marche, Piemonte, Pulia, Umbria dhe Valle d’Aosta.
Ndërkohë që zonat e tjera të Italisë përfshihen në
zonën ‘e verdhë’. Alarmi në Itali mbetet maksimal jo vetëm për rastet e shtuara të koronavirusit, por edhe për të ashtuquajturat “variante” të reja të virusit.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 08:26