Italia dhe Kina arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje me vlerë 2.5 miliardë euro
Vizita e presidentit kinez Xi Jining në Romë përfundoi me nënshkrimin e një marrëveshje me vlerë 2.5 miliard euro. Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Italian Luigi Di Maio i cili gjithashtu shtoi se vlera e përgjithshme e kontratave mes këtyre dy shteteve pritet të shkojë në 20 miliardë euro.

Di Maio e nënshkroi një marrëveshje me ministrin kinez të tregtisë, Zhong Shan, duke e bërë Italinë vendin e parë prej shteteve kryesore të Perëndimit që e miraton projektin infrastrukturor “Rripi dhe Rruga”, pavarësisht shqetësimit të aleatëve perëndimorë lidhur me rrezikimin e interesave të tyre.

Zëvendëskryeministri Di Maio tha para gazetarëve se qeveria italiane mbetet e përkushtuar ndaj partnerëve perëndimorë, por se Italia vjen në vend të parë.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e priti me nderime të larta shtetërore në Romë presidentin kinez, Xi Jinping.

Përndryshe, presidenti kinez, Xi Jinping, arriti të premten në pallatin presidencial në Romë, ku u prit me nderime të larta shtetërore. Për nder të tij u shtrua një darkë zyrtare, ku mysafirët i argëtoi këngëtari italian me famë botërore, Andrea Bocelli. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori