Prokuroria
italiane ka hedhur dritë mbi vdekjen e 30 vjeçares shqiptare Mariana Marku, e cila fillimisht u dyshua si vdekje nga një aksident automobilistik por më pas është zbuluar se 30 vjeçarja është vrarë për hakmarrje nga 4 bashkëkombas të saj sepse theu kodin e
nderit të familjes.
Drejtësia
italiane dyshon se katër persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë, për të kryer vrasjen, pasi, siç citojnë mediat
italiane, kishte thyer kodin e
nderit duke braktisur Shqipërinë, teksa bashkëshorti ndodhej ende i arrestuar në qeli. Trupi i pajetë i masakruar 30
vjecares u gjet në 5 Maj, përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L'Aquila, Itali. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar
zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.
Sipas News 24, 30-vjecarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi
zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2012,
ora 10:40