Itali, vritet me thike nje shqiptar
Albeu.com
Një 30 vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë për vdekje në Milano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Torriceli të qytetit italin. Sipas burimeve nga policia italiane, shtetasi shqiptar me inicialet E.M. ishte me precedencë penale nën akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.
Shqiptari është qëlluar me thikë në zemër dhe ka vdekur pak pasi u shtrua në spitalin e San Paolos në Milano.

Emigrantit shqiptar i kishte skaduar leja e qëndrimit, të cilën po e rinovonte. Ndërkaq për ngjarjen në fjalë janë mobilizuar agjentët e policisë italiane, për të hedhur dritë mbi vrasjen.
Shtuar më 02/05/2010, ora 00:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori