Itali, vazhdojne kerkimet per gjetjen e trupave te emigranteve te zhdukur
Albeu.com
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të 73 emigrantëve, që sipas dëshmive kanë humbur jetën nga uria dhe etja ndërsa tentonin të kalonin në brigjet italiane, njoftuan sot rojat bregdetare në ishullin Lampedusa."Kërkimet po vazhdojnë, por deri tani nuk kemi gjetur asnjë trup'', deklaroi një përfaqësues i qendrës operacionale të rojave bregdetare të Guardia de Finanza-s (policia doganore dhe financiare) e Lampedusas. Dje, pesë imigrantë klandestinë, të cilët mbërritën në gjendje të rëndë në ishullin e Lampeduzas treguan se 73 prej udhëtarëve, 55 burra dhe 17 gra, të gjithë Erythreens kishin humbur jetën gjatë kalimit nga Libia. Trupat e tyre ishin hedhur në det. Sipas dëshmitarëve të mbijetuar, barka, e ndaluar për shkak të mungesë së karburantit për 20 ditë, ishte kryqëzuar me disa anije pa kërkuar ndihmë.
Shtuar më 21/08/2009, ora 20:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori